Urdhëron Kushtetuesja: I njëjti kandidat për Kryeparlamentar mund të propozohet veç tri herë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Urdhëron Kushtetuesja: I njëjti kandidat për Kryeparlamentar mund të propozohet veç tri herë

    Insajderi
    08 August 2025 - 13:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese për vendimin e marrë të premten, është bërë e ditur edhe që Kryesuesi i Seancës nuk mundët, nuk lejohet, që një kandidat për Kryeplarlamentar ta propozojë më shumë se sa tri herë, shkruan Insajderi.

    “TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, Kryesuesin e Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutësë Republikës së Kosovës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë;”, thuhet në pikën katër.

    Kujtojmë që Lëvizja Vetëvendose për mbi 50 seanca ka propozuar në vazhdimësi vetëm një emër, Albulena Haxhiun,e votimi i secilës ka dështuar çdo herë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark