Urdhri ekzekutiv nuk vlen për banorët legalë në ShBA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Urdhri ekzekutiv nuk vlen për banorët legalë në ShBA

    Insajderi
    02 February 2017 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia e Bardhë thotë se ka publikuar udhëzime plotësuese lidhur me urdhrin ekzekutiv të presidentit, Donald Trump, për imigrim, duke qartësuar se personave me leje qëndrim të rregullt ose ata që e kanë të ashtuquajturën “kartë jeshile”, nuk u duhet leje e posaçme për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

    “Atyre më nuk u duhet leja, nëse ata janë banorë të përhershëm legalë” dhe Shtëpia e Bardhë ka publikuar udhëzime plotësuese për ta qartësuar këtë çështje, tha mbrëmë vonë, Sean Spicer, zëdhënësi i presidentit, Donald Trump.

    Çështja e kufizimeve për personat që i kanë “kartat jeshile” ishte ndër elementet më konfuze të urdhrit të nënshkruar më 27 janar, me të cilin përkohësisht ishte ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara e refugjatëve dhe e vizitorëve nga 7 vende me popullatë shumicë myslimane.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark