Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përmendur sërish pranverën e vitit 2024, si afat deri kur Kosova dhe Serbia, duhet të normalizojnë marrëdhëniet.
Kjo, pasi siç ka thënë kryeministri kosovar, ka një urgjencë për normalizim të marrëdhënieve zgjedhjeve që pritet të mbahen vitin e ardhshëm në ShBA dhe BE.
“Ka një ndjenjë urgjence për zbatimin e marrëveshjes dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përqendruar në njohjen reciproke de-facto, më së voni deri në pranverën e vitit të ardhshëm”, tha Kurti në një intervistë për “Bloomberg”, përrpara se siç ka thënë ai “aleatët të preokupohen me zgjedhjet në SHBA dhe BE në pranverën e 2024-ës”.
Serbia and Kosovo need to pursue a deal to mend ties before their allies become preoccupied with elections in the US and the EU, according to the Kosovar prime minister https://t.co/crpgWdUstN
— Bloomberg (@business) August 29, 2023