
Grida Duma, një vit më parë vendosi të shkëputej nga politika, duke u fokusuar plotësisht në botën e televizionit. Tashmë ajo drejton një emision në “prime time” në një televizion kombëtar në vend.
Shpeshherë Duma është komentuar për fjalorin e saj, pasi përdor shpesh fjalë të huazuara nga italishtja dhe anglishtja që shumë pak shqiptarë e kuptojnë.
Madje ajo “shpik” edhe fjalë, që askush nuk i kupton.
Në momentin që Duma drejton emisionin, duhet urgjent një përkthyes për familjet shqiptare.
Pra, me pak fjalë të dëgjosh Dumën teksa moderon është një sfidë. Nuk e ke mendjen se çfarë thonë të ftuarit, por “vret” mendjen se çfarë po thotë moderatorja, ku e ka qëllimin e pyetjes që bën, apo çfarë përmban pyetja.
Gjithçka duket qartë në videon e mëposhtme: