Urime: Adaptohet qeni i 1000-të në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Urime: Adaptohet qeni i 1000-të në Prishtinë

    Insajderi
    31 March 2025 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të martën, me një ceremoni do të bëhet adoptimi i qenit të 1000-të në Qendrën për Trajtimin e Qenve Endacak të Kryeqytetit, shkruan Insajderi.

    Ky aktivitete do të bëhet në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të Kryeqytetit për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë dhe përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës.

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, dhe ekipin e tij, do të vizitojnë Qendrën për Trajtimin e Qenve Endacak.

    Gjatë vizitës, ata do të njihen me përpjekjet dhe përkushtimin e stafit të qendrës, procesin e kujdesit ndaj kafshëve si dhe mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të këtij shërbimi.

    Gjithashtu, Kryeqyteti do të vazhdojë me fushatat e ndërgjegjësimit dhe projektet e reja që synojnë përmirësimin e kushteve për qentë endacakë, duke përfshirë sterilizimin, vaksinimin dhe kujdesin e vazhdueshëm veterinar.

    “Adoptimi i qenit të 1000-të nuk është vetëm një statistikë, por një tregues i qartë i progresit në krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe më të përgjegjshëm për kafshët në Kryeqytet. Ky hap i rëndësishëm tregon se me përkushtim dhe bashkëpunim, mund të krijohen ndryshime pozitive dhe të arrihet një trajtim më i dinjitetshëm për të gjitha kafshët endacake”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark