"Urime kryeministër Xhaferi"- Krasniqi uron shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ngrit lartë figurën e Ali Ahmetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Urime kryeministër Xhaferi”- Krasniqi uron shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ngrit lartë figurën e Ali Ahmetit

    Insajderi
    28 January 2024 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi ka përgëzuar Talat Xhaferin me rastin e zgjedhjes për kryeministër të Maqedonisë së Veriut, duke thënë se kjo është një ditë historike, e krenarisë dhe emocioneve të larta.

    Krasniqi po ashtu ka uruar të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që përpjekjet e tyre shekullore për barazi, drejtësi e faktorizim, po kulmojnë me kryeministrin e parë shqiptar në histori të këtij shteti.

    “Sot, mbi të gjitha, është dita për të përgëzuar edhe liderin e shqiptarëve në këtë shtet, heroin e luftës dhe paqes, Ali Ahmetin, i cili, me maturinë dhe vizionin e tij luajti rolin kryesor në ngritjen e shqiptarëve dhe realizimin e kësaj të arriture historike.

    Nuk kam dyshimin më të vogël se, me eksperiencën, përkushtimin dhe përgatitjen e tij, Talat Xhaferi do të jetë një Kryeministër i mirë, i drejtë dhe kredibil për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut në mandatin e tij. Punë të mbarë dhe suksese, mik. Urime të gjithëve!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark