Llogaritë e gjeneralit, Kadri Kastrati, në rrjete sociale, janë hakuar.
Në “Facebook” dhe “Instagram” në emër të tij u shpërndanë postime që njihen si “scam”.
Në profilet e tij mashtruesit, shkruajnë se kinse ai ka fituar një veturë të re.
“Falë investimit në Bitcoin, jeta ime ka bërë një hap përpara. Jam shumë i emocionuar sapo bleva një makinë të bukur krejt të re”, thuhet aty.
Skema të tilla të mashtrimeve, janë përhapur që një kohë në rrjete sociale.