Ushqimet “fatsjellëse” që kanë kultura të ndryshme në botë për tryezën e Vitit të Ri - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ushqimet “fatsjellëse” që kanë kultura të ndryshme në botë për tryezën e Vitit të Ri

    Insajderi
    30 December 2024 - 19:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kultura të ndryshme në botë tregojnë se ka disa ushqime që konsiderohen “fatsjellëse” që nuk duhet të mungojnë në tryezën e Vitit të Ri.

    Ne të gjithë e dimë se Gjeli i detit, sallata ruse dhe bakllavaja nuk mungojnë në tryezën e çdo familjeje shqiptare, por një traditë në Francë specifikon se në tryezë nuk duhet të mungojnë frutat e thata. Më konkretisht duhet të konsumohen rreth 13 fruta të thata pasi janë simbol i fatit të mirë, të paktën në këtë vend.

    Thjerrëzat

    Keep Watching

    Keep Watching

    Thjerrëzat simbolizojnë paratë. Dhe përdoret kryesisht në traditën italiane daton që nga koha e romakëve.

    Rrushi

    Spanjollët konsumojnë 12 kokrra rrushi në mesnatë. Kjo traditë daton që nga viti 1880 dhe legjenda thotë që nëse ke arritur të hash 12 kokrra (1 për çdo muaj) para se ora të shkojë 12:01, fati i mbarë është me ty.

    Mishi i derrit

    Për shumë kultura mish i derrit simbolizon begatinë për madhësinë dhe rrumbullakësinë e tij. Veçanërisht fatsjellëse konsiderohet hunda e derrit që simbolizon progresin. Kinezët thonë se nëse e konsumoni mishin e derrit do të keni më shumë shanse për t’u bërë i pasur.

    Shega

    Shega konsiderohet si një fryt fatsjellës në nisjen e vitit të ri në kulturën greke. Sipas tyre, sa më shumë kokrra të dalin nga përplasja e shegës në derën kryesore të shtëpisë, aq më i mbarë dhe fatsjellës do të jetë viti që vjen.

    Speci djegës

    Në shumë kultura, speci djegës përdoret si urim për pjellorinë, jo vetëm në familje, por edhe në agrikulturë.

    Spinaqi dhe lakrat jeshile

    Gjethet e spinaqit apo lakrave simbolizojnë paratë. Ngjyra e shpresës i përfshin ato në listën e ushqimeve që duhen futur në pazarin e festive të fundvitit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark