Ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni para gjumit - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni para gjumit

    Insajderi
    07 February 2022 - 00:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa nga ushqimet, që ndoshta hyjnë në listën e më të preferuarave për ju, nuk duhet asesi të konsumohen para gjumit.

    Në mënyrë që të bëni gjumë të rehatshëm dhe të ndjeheni të fuqishëm të nesërmen, disa ushqime duhet t’i shmangni,

    Ja lista e ushqimeve “të ndaluara” para gjumit:

    Brokoli

    Brokoli, lulelarka dhe lakrat e vogla (Brussels sprouts) hyjnë në listën e ushqimeve që nuk duhet t’i konsumoni para gjumit. Dietologia Elissa Goodman ka theksuar se këto perime mund të ndikojnë në pagjumësi, sepse hyjnë në familjen e ushqimeve që nuk treten shpejt. Këto ushqime preferohen të konsumohen gjatë ditë

    Djathi

    Mjeku Joseph Murray, ka deklaruar se djathi mund të jetë shkaktari kryesor që ndikon në rritjen e yndyrave gjatë gjumit. Yndyra tretet ngadalë, prandaj shkakton probleme me gjumin. Djathi preferohet që të hahet gjatë ditës, sidomos në mëngjes.

    Akullore

    Një tas me akullore para gjumit nuk është fundi i botës, por edhe mund t’ju sjellë probleme me gjumin. Akulloret sikurse edhe djathi vonojnë deri sa të treten dhe trupi juaj nuk është në gjendje të bëj gjumë të mirë përderisa organizmi juaj është duke u marrë me procësin e tretjes. Gjithashtu, besohet se edhe sasia e lartë e sheqerit mund t’ju shkaktojë pagjumësi.

    Ushqimi djegës

    Ushqimi djegës është jashtëzakonisht i shijshëm dhe i mirë, por nuk preferohet të konsumohet para gjumit. Ushqimi i djegëst shkakton probleme të mëdha me gjumin dhe nuk do të gjeni rehati për një kohë të gjatë gjatë natës. Për një gjumë të mirë, refuzoni darkën me speca djegëst.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    13 January 2025
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark