Ushqimi i ushtrisë së Kosovës, Koloneli sqaron situatën për Insajderin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ushqimi i ushtrisë së Kosovës, Koloneli sqaron situatën për Insajderin

    Insajderi
    18 December 2021 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 milionë euro për ushtrinë e vendit. Kjo është shuma më e madhe që është ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes. Krahas planifikimeve për rrjedhjen e mjeteve, Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë fokus dhe furnizimin me armatim dhe municion.

    Kolonel Sefer Isufi, shef i komunikimit strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes në një intervistë për Gazetën Insjaderi tha se investime do të ketë edhe në ngritjen e cilësie së ushqimit në mezen e ushtarëve.

    Po ashtu, sipas tij në vitin 2022 do të ketë edhe rritje të pagave për pjesëtarët e FSK-së.

    Koloneli thotë se ndër objektivat e ministrit Mehaj dhe komandantit Jashari është ngritja e kushteve qoftë për shërbim, trajnim akomodim e qoftë edhe për stërvitje.

    “Asetet më të mëdha FSK i ka ushtarët. Këtu futet edhe ngritja e pagave që është planifiku për vitin e ardhshëm. Do të ketë rritje të pagave për ushtarët dhe nënoficerët me grada të ulëta”

    Por sa do të ketë rritje të pagës?

    “Do të jetë një shumë nuk e kemi të saktë sap o do të jetë një rritje që do të bëj të ndihen mirë pjesëtarët”, tha ai./Gazeta Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    10 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark