Ushtarë kroatë patrullojnë në Vërmicë, KFOR: Prania e tyre në terren, e rëndësishme për ambient të sigurt dhe stabil - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtarë kroatë patrullojnë në Vërmicë, KFOR: Prania e tyre në terren, e rëndësishme për ambient të sigurt dhe stabil

    Insajderi
    24 July 2025 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtarët kroatë nga Komanda Rajonale Perëndim e KFOR-it planifikuan dhe realizuan patrullime në Vërmicë, në pjesën jugore të Zonës së Përgjegjësisë së kësaj komande, njoftoi misioni paqeruajtës i NATO-s.

    “Patrullime të tilla realizohen për të mbështetur dhe garantuar sigurinë për të gjitha komunitetet. Prania e tyre në terren është e rëndësishme për ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe stabil, ndërsa ndërveprimi i rregullt me popullatën lokale ndihmon në forcimin e besimit në KFOR dhe forcon rolin e tij të paanshëm në të gjithë rajonin”, thuhet në njoftimin e KFOR-it, që publikoi edhe një video në Facebook.

    KFOR-i thekson si zakonisht se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR thekson gjithashtu se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark