Ushtarët e FSK'së pa jelekë taktikë, ky është arsyetimi i Ministrisë së Mbrojtjes në dështimin e tenderit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtarët e FSK’së pa jelekë taktikë, ky është arsyetimi i Ministrisë së Mbrojtjes në dështimin e tenderit

    Insajderi
    21 May 2025 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Mbrojtjes ka dështuar t’ua sigurojë ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës jelekët taktikë.

    Tenderi për furnizimin e ushtarëve me to ka dështuar pasi që asnjë operator ekonomik s’ka plotësuar specifikat e caktuara nga Ministria e Mbrojtjes, shkruan Insajderi.

    Bazuar ne njoftimin nga njësia e kërkesës dhe ekipit për hartimit te specifikave për projektin “Furnizim me jelek taktik – SUFSK 1001”, ku gjatë analizave të bëra të pyetjeve dhe sqarimeve te shumta të dërguara nga OE të interesuar ekipi i hartimit të specifikave se bashku me njësinë e kërkesës duke marrë parasysh kërkesat e shumta për ndryshime(sqarime) dhe detaje në specifika teknike ku te cilat kalojnë përmbajtjen në DT aktuale dhe për këtë ekipi i hartimit të specifikave e ka vlerësuar si të arsyeshme qe për këtë projekt të bëhet anulimi i procedurës aktuale të prokurimit, me qellim që të bëhet plotësimi me detajet e nevojshme dhe pasi qe konsiderojmë se munde te këtë ndryshim material ne DT kjo procedure anulohet. Pas rishikimit dhe ri plotësimeve te nevojshme bazuar ne kërkesat për sqarime dhe kërkesave për rishqyrtim para hapjes se tenderëve, ky aktivitet i prokurimit do te ri tenderohet“, thuhet në arsyetimin e ministrisë.

    Ministria e Mbrojtjes ia hodhi ankesën operatorit ekonomik “N.P.T Enisi-GJ” të pasafatshme. Në pretendimet ankimore të këtij operatori ishin barazia në trajtim, mes tjerash. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark