Ushtarët e KFOR-it trajnohen për kontroll të turmave dhe trazirave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtarët e KFOR-it trajnohen për kontroll të turmave dhe trazirave

    Insajderi
    03 July 2025 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtarë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kryen një ushtrim intensiv për Kontrollin e Turmave dhe Trazirave (CRC) dhe zjarrfobinë në kampin “Villaggio Italia”, në Pejë.

    Ushtrimi u mbajt në koordinim me trajnerët hungarezë nga Batalioni Taktik Rezervë i KFOR-it (KTRBN), thuhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook.

    “Trajnimi i ekspozoi trupat ndaj nxehtësisë ekstreme dhe flakëve të gjeneruara nga pajisjet ndezëse, me qëllim forcimin e gatishmërisë së tyre operacionale dhe rezistencës psikologjike. Ushtrime të tilla janë kritike për të siguruar përgjigje të qeta dhe efektive nën stres, dhe për të ruajtur efektivitetin e misionit në mbështetje të një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”

    “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet tutje në njoftimin e KFOR-it.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark