Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka folur për letrën e komandantit të FSK’së, Bashkim Jashari, drejtuar ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, për situatën e krijuar me ushqimin në FSK.
Dugolli e cilësuar si komunikim normal zyrtar, letër e komandantit në të cilën paralajmërohej se do t’i ndërpresin të gjitha aktivitet si pasojë e mungesës së ushqimit, shkruan Insajderi.
Sipas tij ushtarët po ushqehen dhe se do të kenë ushqim edhe më të mirë.
“Ju po i referohemi një komunikimi normal zyrtar që ndodh gjithmonë në FSK me MM. Ka pasë komunikim të tillë, do të ketë, por një gjë është e sigurt, sot është data 14 tetor, asgjë e jashtëzakonshme nuk po ndodh, ushtarët po ushqehen, ushtarët do të kenë ushqim më të begatë e më të mirë”, tha ai në konferencë për media.