Ushtarët ukrainas kishin ndihmuar shqiptarët e Shtërpcës më 1999 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ushtarët ukrainas kishin ndihmuar shqiptarët e Shtërpcës më 1999

    Insajderi
    07 March 2022 - 23:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtarët amerikanë, ata rus dhe ukrainas jetuan së bashku në një hotel në Shtërpcë.

    Ky objekt ishte ndër më të sigurtit në Kosovë pas luftës.

    Këtu po qëndronin trupat e tre ushtrive më të diskutuara në vitin 2022, ushtarë Amerikan, Rus e Ukrainas qëndruan edhe së bashku këtu për një periudhë.

    Por ky vend në Shtërpcë tash ka mbetur edhe pa pronar pasi që sipas banorëve ai gjendet në Serbi.

    Kurse tash ne Shtërpcë ende ka ushtar të KFOR-it.

    Aty qëndron baza e kësaj fuqie ushtarake paqeruajtëse, e në të cilën momentalisht ka vetëm trupa polake.

    Por Agron Rashiti kujton kohën menjëherë pas luftës.

    Ai thotë se ishin pikërisht ushtarët ukrainas dhe ata amerikanë që ua mundësuan ti rikthenin shtëpitë e marra nga serbët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark