Ushtari britanik që stërviti UÇK-në, tregon se si do të vepronte me Ukrainën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Ushtari britanik që stërviti UÇK-në, tregon se si do të vepronte me Ukrainën

    Insajderi
    06 March 2022 - 10:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ushtar britanik që shërbeu në Kosovë më 1999, Jon Harrison thotë se edhe ukrainasit po e mbrojnë vendin e tyre sikurse shqiptarët e Kosovës më 1999/

    Urdhër të tillë, e me ton të ashpër jepte për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Si një ushtarak që ishte, qëllim nuk kishte nisjen e ndonjë aksioni të armatosur, por përgatitjen e tyre për një gjë të tillë.

    Kështu britaniku Jon Harrison trajnoi afër 400 ushtarë të UCK-së gjatë vitit 1999 në Koshare.

    E për T7 ai tregon se pse e bëri një gjë të tillë.

    Më shumë se kurrë, shërbimin e tij dhe situatën në Kosovë po ia kujton një luftë tjetër. Bëhet fjalë për agresionin rus ndaj Ukrainës.

    Për të kryer detyrën e njëjtë, tash në një rajon tjetër të Evropës thotë se e pengon vetëm gjendja shëndetësore.

    Shëndeti nuk do ta lë Harrisonin që të vijë në Kosovë në përvjetorin e betejës së Koshares, por ai tregon se mban kontakt të vazhdueshëm me miqtë e tij kosovarë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark