Ushtari i Koresë Veriore dezerton duke notuar nëpër lumë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ushtari i Koresë Veriore dezerton duke notuar nëpër lumë

    Insajderi
    18 June 2017 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ushtar i Koresë Veriore ka ikur në Korenë Jugore duke notuar përgjatë lumit Han, raporton BBC.

    Ky është dezertimi i dytë brenda një jave nga ushtria koreano-jugore.

    Shefat e Shtabit të Përgjithshëm të Koresë Jugore njoftojnë se i dezertuari kishte notuar nëpër një pjesë të lumit me rrjedhje të shpejtë pasi që kishte vendosur ndihmese në shpatulla për të qëndruar mbi ujë.

    Javën e kaluar, një ushtar i Koresë Veriore e kaloi në këmbë kufirin e ruajtur fort që i ndan dy vendet.

    Në të kaluarën, një ushtar në vit mesatarisht ka dezertuar nga ushtria e Koresë Veriore.

    I dezertuari më i fundit, që besohet se është në të 20-at e tij, ishte vërejtur në Gimpo, në perëndim të kryeqytetit të Koresë Jugore, Seul, raporton agjencia e lajmeve Yonhap.

    Ai i kishte bërtitur një marinse të Koresë Jugore: “Mos më vrisnin, kam ardhur këtu si i dezertuar.”

    I dezertuari tani do të merret në pyetje nga zyrtarët e ushtrisë së Koresë Jugore./Express/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark