Ushtria amerikane ka sulmuar disa caqe të Al-Kaidës në Jemen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ushtria amerikane ka sulmuar disa caqe të Al-Kaidës në Jemen

    Insajderi
    02 March 2017 - 20:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pentagoni thotë se forcat e Shteteve të Bashkuara i kanë kryer më se 20 “sulme precize” kundër miliatnëve të ndërlidhur me al-Kaidën në Jemen, në kuadër të aksionit të dytë madhor ushtarak amerikan atje, nën presidencën e Dondald Trumpit.

    Pentagoni njoftoi se cak i sulmeve të sotme ishin luftëtarët, armatimet, pajisjet dhe infrastruktura e grupit të nohur me emrin, Al-Kaida në Gadishullin Arab (AQAP).

    Zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis, tha se sulmet “janë kryer në partneritet me qeverinë e Jemenit dhe ishin koordinuar me presidentin e Jemenit, Mansur Hadi”, njofton rel.

    Zëdhënësi Davis tha se sulmet e fundit “do ta degradojnë aftësinë e AQAP-it për koordinim të sulmeve të jashtme terroriste dhe kufizoj aftësinë e grupit për ta shfrytëzuar territorin e okupuar nga qeveria legjitime e Jemenit, si hapësirë e sigurt për komplote terroriste”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark