Ushtria belge qëllon sulmuesin në Bruksel – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ushtria belge qëllon sulmuesin në Bruksel

    Insajderi
    20 June 2017 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Bruksel ka deklaruar se një incident në stacionin e metrosë së kryeqytetit belg është nën kontroll, pas raportimeve të mediave lokale për një shpërthim.

    Siç raporton The Guardian, Ushtria belge ka qëlluar sulmuesin.

    Mediat belge raportojnë se Grand Place, një vend i madh turistik, u evakuua, së bashku me stacionin, që është afër.

    Transmetuesi lokal, RTL, citoi zëdhënësin e shërbimit të zjarrfikësve Pierre Meys, duke konfirmuar se një lloj shpërthimi kishte ndodhur në stacionin qendror të qytetit. Meys nuk mund të thoshte se çfarë e kishte shkaktuar shpërthimin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark