‘Ushtria’ e majmunëve pushton Tajlandën, qytetarët mbyllen në shtëpi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ‘Ushtria’ e majmunëve pushton Tajlandën, qytetarët mbyllen në shtëpi

    Insajderi
    03 February 2024 - 19:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mijëra majmunë të llojit ‘makak’ kanë “pushtuar” një qytet në Tajlandën qendrore, duke detyruar disa dyqane dhe biznese të mbyllen.

    Siç raporton gazeta The Sun, një ‘ushtri’ prej 3500 majmunësh pushtoi qendrën e qytetit, duke i detyruar vendasit të largoheshin, të mbyllnin dyqanet e tyre, duke larguar turistët.

    Disa vendas u larguan, ndërsa të tjerët u detyruan të mbylleshin në shtëpitë e tyre në një përpjekje të dëshpëruar për t’u mbrojtur nga majmunët.

    “Ne jetojmë në kafaz, majmunët janë jashtë,” i tha AFP banorja e Loppuri, Kuljira Taechawattanawanna.

    Fillimisht, vendasit u përpoqën t’i mbanin kafshët agresive larg duke i siguruar ushqim, por ky plan dështoi, duke i bërë makakët edhe më të dhunshëm.

    Departamentit të Parqeve Kombëtare të Tajlandës i është dashur të fillojë një program sterilizimi me shpresën se do të frenojë popullsinë e majmunëve të qytetit, e cila njeh vetëm rritje të shpejtë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark