Ushtria e SHBA në kufi me Meksikën, Trump i bindur: Nëse nuk do fitoja, Amerika do të vdiste! – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ushtria e SHBA në kufi me Meksikën, Trump i bindur: Nëse nuk do fitoja, Amerika do të vdiste!

    Insajderi
    23 January 2025 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Jam shumë i bindur se nëse nuk do të fitoja zgjedhjet, Shtetet e Bashkuara do të zhdukeshin përgjithmonë”.

    Është ky rrëfimi që bëri presidenti amerikan, Donald Trump, në intervistën e parë të dhënë për median Fox News. Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se të gjitha problemet që ka vendi në këto momente janë të zgjidhshme. “Do të ia dalim me punë, angazhim dhe para”, shtoi Trump nga zyra ovale.

    U deshën vetëm pak ditë që presidenti të merrte dhe fitoren e parë në politikën e tij agresive kundër emigracionit. Dhoma e Përfaqësuesve në Kongres miratoi ligjin, me të cilin Trump kërkon ndalimin dhe dëbimin masiv të të huajve pa dokumenti, përfshirë azilkërkuesit, që kanë kryer krime të ndryshme në SHBA, shkruan A2 CNN. 

    Mediat amerikane raportojnë gjithashtu se presidenti amerikan ka urdhëruar dislokimin e 1500 ushtarëve në kufirin jugor me Meksikën. Ata do të angazhohen në vendosjen e pengesave fizike dhe në zbatimin e sundimit të ligjit në frenimin e hyrjes së emigrantëve të paligjshëm.

    CBS duke cituar një dokument të brendshëm qeveritar, raporton se planet e Trump janë për një angazhim të rreth 10 mijë trupave në këtë fushatë. Kjo vjen pasi presidenti shpalli gjendjen e emergjencës kombëtare në kufirin jugor. Një vendim tjetër që mori kreu i Shtëpisë së Bardhë ishte emërimi i ish drejtuesit ekzekutiv të një rrjeti fast fudësh si ambasador i SHBA-ve për në Bashkimin Europian.

    Gjithashtu ka mbrojtur urdhrin e tij për lejimin e operimit të rrjetit social Tik Tok edhe për disa kohë në Amerikë. “Gjithçka po bëhet në Kinë sot, pse të mos i përmendim të gjitha? Gjëja më interesante me Tik Tokun është se u pëlqen shumë të rinjve. A është interesante për Kinën që të përgjojë të rinjtë?”, thotë Trump duke sqaruar se platforma do të qëndrojë hapur dhe për pak kohë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark