Ushtria e Francës është duke mësuar zogjtë grabitqar që të kapin dronët flutures në zonat urbane dhe ushtarake.
Katër shqiponja janë duke u trajnuar nga Ushtria Franceze për luftën kundër dronëve, të cilët mund të kërcënojnë sigurinë e Francës duke flutuar në zonat e ndjeshme të vendit si: pallatet presidenciale apo kampet ushtarake.
“Këto shqiponjat mund të ndjekin dronët me mijëra metra larg dhe t’i neutralizojnë ata”, tha Jean-Christophe Zimmerman, një komandant francez i forcave ajrore.
Dronët fluturues mund të blihen në dyqane të zakonshëm në Francë, shkruan NY Post.
Fluturime të dronëve janë parë në pallatin presidencial në sheshin Elysse të Parisit, vitin e kaluar, çka ka bërë që të ngritet alarm rreth kërcënimit që mund të ofrojë kjo pajisje. /Insajderi.com