Ushtria izraelite bombardon tunelet e Hamasit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ushtria izraelite bombardon tunelet e Hamasit

    Insajderi
    07 November 2023 - 19:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Operacioni i ushtrisë izraelite (IDF) në Gaza po përparon me sulme kyçe kundër Hamasit, me synimin për të dobësuar në mënyrë efektive organizatën islamike palestineze.

    Ushtria izraelite vazhdoi të lokalizojë dhe shkatërrojë tunelet e Hamasit në zonën Beit Hanoun, në Rripin e Gazës.

    IDF njoftoi se një numër i konsiderueshëm i tuneleve të Hamasit në zonë ishin lokalizuar dhe shkatërruar.

    Hamasi në vitin 2021 pretendoi se kishte ndërtuar 500 kilometra tunele nën Gaza, megjithëse është e paqartë nëse kjo shifër ishte e saktë.

    Ndërkohë, Izraeli u sulmua me raketa nga jugu dhe veriu të martën.

    Sirenat ranë në Ashdod në jug dhe në Galile dhe në lartësitë e Golanit në veri.

    Pamjet televizive treguan një breshëri raketash të lëshuara nga Gaza në Ashdod dhe komunitetet përreth.

    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, nga ana e tyre, thanë se rreth 20 raketa u hodhën nga Libani në veri të Izraelit, me sirenat që dhanë alarmin në Galile dhe Golan.

    Forcat izraelite u përgjigjën me zjarr artilerie në drejtim të pozicioneve ku u hodhën raketat.

    Nuk ka raportime për të lënduar apo dëme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark