Ushtria izraelite fillon të thërrasë rezervistët për zgjerim të planifikuar në ofensivën e Gazës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ushtria izraelite fillon të thërrasë rezervistët për zgjerim të planifikuar në ofensivën e Gazës

    Insajderi
    04 May 2025 - 22:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtria izraelite ka filluar të thërrasë dhjetëra mijëra rezervistë për të “intensifikuar dhe zgjeruar” operacionet e saj në Gaza.

    Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se po “rritën presionin” me qëllim kthimin e pengjeve të mbajtura në Gaza dhe mposhtjen e militantëve të Hamasit, raporton BBC.

    Kritikët thonë se ofensiva e fundit ushtarake, pas prishjes së armëpushimit, ka dështuar të garantojë lirimin e robërve dhe vënë në pikëpyetje objektivat e kryeministrit Benjamin Netanyahu në konflikt.

    LEXO EDHE:

    Sipas planit, ushtria tha se do të operonte në zona të reja dhe do të “shkatërronte të gjithë infrastrukturën” mbi dhe nën tokë.

    Kabineti izraelit i sigurisë pritet të miratojë një zgjerim ushtarak kur të mblidhet të diel.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark