Ushtria izraelite paralajmëron Hezbollahun: Mos na testoni, përgjigjja do të jetë vdekjeprurëse – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ushtria izraelite paralajmëron Hezbollahun: Mos na testoni, përgjigjja do të jetë vdekjeprurëse

    Insajderi
    16 October 2023 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i ushtrisë izraelite tha të hënën se Hezbollahu kreu sulmet në Izraelin verior me mbështetjen e Iranit në mënyrë që të shpërqendronte ushtrinë nga fronti jugor i Gazës.

    “Hamasi ka demonstruar brutalitetin e tij ndaj popullit të Izraelit dhe tani po bën të njëjtën gjë me popullin e Gazës”, tha zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari në një apel të ri drejtuar palestinezëve që të largohen sa më parë nga pjesa jugore e Gazës.

    Ai paralajmëroi se nëse Hezbollahu “përpiqet të na testojë, përgjigja do të jetë vdekjeprurëse, ne po punojmë në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara.”

    Hagari komentoi gjithashtu raportet për një armëpushim në Gazën jugore, duke deklaruar se “nuk ka armëpushim.

    “Ne do të përditësojmë publikun nëse diçka ndryshon”, tha ai.

    Zëdhënësi i IDF njoftoi gjithashtu se ushtria deri më tani ka njoftuar familjet e 199 pengjeve se të dashurit e tyre mbahen në Rripin e Gazës. Mes pengjeve të marra peng nga terroristët e Hamasit në Gaza pas sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit, ka shumë të moshuar, fëmijë dhe gra.

    Hagari tha se ushtria ka disa informacione mbi vendndodhjen e pengjeve që mbahen nga Hamasi në Rripin e Gazës.

    “Ne po bëjmë përpjekje të guximshme për të kuptuar se ku janë pengjet në Gaza dhe ne kemi një informacion të tillë,” tha ai gjatë një konference për shtyp.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    06 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark