Ushtria izraelite pretendon se ia ka vrarë një zëvendëskomandant Hamasit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ushtria izraelite pretendon se ia ka vrarë një zëvendëskomandant Hamasit

    Insajderi
    22 October 2023 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtria izraelite ka thënë se ka vrarë zëvendëskomandantin e forcave ajrore të Hamasit mbrëmë, duke shtuar se ishin duke goditur objektivat e Hamasit.

    “Po vazhdojmë të sulmojmë objektivat, me theks në qytetin e Gazës dhe rrethinat e tij, por edhe në të gjithë Rripin e Gazës, në përgatitje për fazën tjetër të luftës”, tha zëdhënësi i Forcave Ajrore Izraelite Daniel Hagari, duke shtuar se kishte në theks në shënjestrimin e liderëve militantë, raportojnë mediat e huaja, përcjell Gazeta Insajderi.

    Ai përsëriti gjithashtu thirrjen e Izraelit për banorët e Rripit të Gazës që të lëvizin drejt jugut.

    “I paralajmëroj banorët e Gazës, në pjesën veriore jemi duke sulmuar ashpër”, tha ai.

    Pothuajse gjysma e popullsisë së Gazës është zhvendosur nga pjesa veriore.

    Hagari përmendi gjithashtu sulmin në xhaminë al-Ansar, në kampin e refugjatëve Jenin, duke pretenduar se Hamasi po vepronte në të.

    “Ata [Hamasi] përdhosin vendet e shenjta me shpresën se do të dëmtohen në mënyrë që të jenë në gjendje të fillojnë një fushatë kundër Izraelit”, tha ndër të tjera ai.

    Mediat palestineze thonë se të paktën dy persona janë vrarë në sulmin në xhaminë në Jenin. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark