Ushtria pa bukë/ Nesër mbahet seancë e jashtëzakonshme për FSK-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtria pa bukë/ Nesër mbahet seancë e jashtëzakonshme për FSK-në

    Insajderi
    13 October 2024 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme lidhur me gjendjen në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

    Seanca pritet të mbahet në ora 12:00 dhe thirrjen për këtë seancë e kanë bërë partitë opozitare.

    Theksojmë se ditën e premte Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari i është drejtuar me një kërkesë ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonicit, për këtë çështje. Ai ka kërkuar zgjidhje konkrete, në të kundërtën do të detyrohen të marrin masa.

    Ndërsa gjatë ditës së sotme Ejup Maqedonci, ka reaguar në lidhje me lajmet që po qarkullojnë për ushqimin e FSK-së.

    Ai ka thënë se po bëjnë përpjekje të vazhdueshme qe të sigurojnë shërbimet ushqimore në mënyrën më të mirë të mundshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark