×
  • Lajme
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Ushtria ruan ambasadat në Vjenë

    Insajderi
    01 August 2016 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtria austriake e ka marrë përsipër ruajtjen e misioneve të huaja diplomatike dhe institucioneve të ngjashme në Vjenë dhe do të kujdeset për sigurinë e 24 ndërtesave në gjashtë rrethe të Vjenës.

    Gjithsej 110 ushtarë profesionistë do të përmbushin detyrat e tyre në fushatën për të mbështetur policinë.

    “Në këtë mënyrë, policia mund  t`i përkushtohet përforcimit të detyrave që lidhen me emigracionin dhe parandalimin dhe hetimin e krimit”, thuhet në një deklaratë të ministrit të brendshëm të këtij vendi,  Wolfgang Sobotka, raportojnë mediet ndërkombëtare, përcjellë Klan Kosova.

    Nga ana e tij, ministri austriak i Mbrojtjes Ministri i Mbrojtjes Hans Peter Doskocil tha se ushtarët ishin të gatshëm për të kryer detyrat e tyre të reja.

    Në kryerjen e detyrave të reja, ushtarët do të kenë pajisje të njëjta si të policisë siç janë spreji, armët zyrtare si dhe para çdo objekti edhe “tuba të gjatë”

    Përveç kësaj, ushtarët do të kenë të njëjtat kompetenca siç i kishte policia – e drejta për të ndaluar qasjen për të gjithë, me përjashtim të identifikimit dhe arrestimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark