Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier gjatë takimit të sotëm me gazetarë u pyet në lidhje me vendimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të ngritur gatishmërinë e ushtrisë në nivelin më të lartë luftarak.
Mirëpo, Hovenieri nuk deshi të thellohej në këtë pikë:
GAZETARJA: A paraqet rrezik ndaj Kosovës vendimi i Serbisë për t’i vënë trupat në kufi dhe në gatishmëri të plotë luftarake?
Hovenier: Kurrë nuk është shenjë e mirë që shtetet fqinje që kanë raporte të tensionuara mobilizojnë forcat e tyre. Por dua të them se në këtë moment, ajo për çka jemi të shqetësuar janë veprimet që i ka ndërmarr qeveria e Kosovës që kanë krijuar këtë atmosferë krize në veri dhe kjo duhet adresuar.