Ushtria shqiptare fillon pastrimin e plazheve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtria shqiptare fillon pastrimin e plazheve

    Insajderi
    06 August 2016 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Mbrojtjes ka nisur pastrimin e vijës bregdetare nga Vlora deri në Ksamil, në zbatim edhe të vendimit të Këshillit të Ministrave, njofton televizioni shqiptar Top Channel.

    Ky angazhim i Forcave të Armatosura vjen për shkak të një emergjence mjedisore, që është shqetësuese jo vetëm për pushuesit, por një problem edhe për turizmin në tërësi.

    Aksioni për pastrimin e vijës bregdetare është ndjekur nga afër edhe nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila përveç falenderimit të trupave, ka dhënë edhe një mesazh për qytetarët.

    “Nuk po kërkojnë pokemona! Nuk janë as pushues, janë pjesëtarë të ?Forcave të Armatosura?, të cilët në 40 gradë kanë nisur sensibilizimin nga ‎Vlora në ‎Ksamil për të mos ndotur mjedisin dhe për ta mbajtur atë pastër. Sensibilizohuni dhe ndiqni shembullin! Nuk mund ta bëjë përherë ushtria”, shkruan në Facebook, ministrja e Mbrojtjes.

    Forcat e Armatosura do të jenë prezente çdo ditë deri në fund të sezonit turistik për pastrimin e vijës bregdetare.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark