Ushtria ukrainase nxjerr videon, momenti kur droni shkatërron sistemin raketor rus - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ushtria ukrainase nxjerr videon, momenti kur droni shkatërron sistemin raketor rus

    Insajderi
    27 February 2022 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një dron ka shkatërruar një sistem raketor rus. Pamjet i ka publikuar ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ku tregon sulmin e suksesshëm Tb2 kundër një sistemi raketor rus në rajonin Zhytomyr.

    Prej 4 ditësh vijojnë luftimet në Ukrainë pasi Rusia ndërmori një sulm ushtarak për ta pushtuar.

    Vladimir Puti, ka urdhëruar ushtrinë ruse që të vendosë forcat e saj bërthamore në “gatishmëri të veçantë”.

    Ky është niveli më i lartë i gatishmërisë i Forcës Raketore Strategjike të Rusisë. Ai thotë se kjo është kundërpërgjigje ndaj “agresionit” të NATO-s.

    Kjo lëvizje nuk do të thotë se Rusia synon të përdorë armët bërthamore. SHBA e dënoi lëvizjen duke e quajtur të papranueshme. NATO e cilësoi të rrezikshme dhe të papërgjegjshme. Trupat ukrainase janë nën kontrollin e qytetit të dytë më të madh të Ukrainës. Lajmi është konfirmuar nga guvernatori i Kharkiv. Më herët, trupat ruse kanë hyrë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv. Së fundmi delegacionet ukrainase dhe ruse kanë rënë dakord që të takohet në kufi me Bjellorusinë nesër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark