Ushtrimet e çuditshme mendore që do t’ju bëjnë më të mençur - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ushtrimet e çuditshme mendore që do t’ju bëjnë më të mençur

    Insajderi
    17 February 2024 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    ‘Neurobics’ është term që përdoret për të përshkruar një seri të ushtrimeve mendore

    Kjo përfshin përdorimin e të gjitha shqisave: pamjes, dëgjimit, prekjes, shijes dhe nuhatjes.

    Ushtrimi i rregullt e stimulon rritjen e lidhjeve të reja neuronale në pjesë të ndryshme të trurit, i forcon qelizat nervore dhe promovon prodhimin e ushqyesve që forcojnë kujtesën.

    Këto janë disa nga ushtrimet mendore që do t’ju bëjnë më të zgjuar:

    Pastroni dhëmbët me dorën jo-dominante

    Studime shkencore kanë zbuluar se duke e përdorur hemisferën jo-dominuese të trurit (gjë që e kërkon ky ushtrim) rezulton në zgjerim të shpejtë të sipërfaqes kortiale.

    Bëni dush me sy mbyllur

    Shqisat e prekjes aktivizojnë pjesë të ndryshme të trurit. Me përdorimin e duarve mund të ndjeni teksturat e trupit që janë të pamundshme për t’i parë, kjo është fjalë nervave në duar që dërgojnë sinjale te truri kur preket lëkura, transmeton Telegrafi.

    Thyeni rutinën e mëngjesit

    Disa studime kanë dëshmuar se ndryshimi i detyrave të përditshme e rritë trashësinë e lëkurës dhe e përmirëson aktivitetin e trurit.

    Uluni diku tjetër në tavolinë

    Në shumicën e familjeve, çdo anëtarë e ka vendin e caktuar se ku ulet, mirëpo truri ka nevojë të befasohet me eksperienca të reja për t’u zhvilluar.

    Komunikoni më shumë gjatë ditës

    Është dëshmuar shkencërisht që mungesa e komunikimit ndikon seriozisht në aftësitë njohëse.

    Lexoni ndryshe

    Ne aktivizojmë zona të ndryshme të trurit kur lexojmë apo i dëgjojmë personat tjerë. Leximi me zë apo në heshtje bën që truri të punoj më ndryshe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    06 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark