Ushtrimi “Ujku Shigjetë”, FSK paralajmëron qytetarët se do të ketë lëvizje të konvojeve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtrimi “Ujku Shigjetë”, FSK paralajmëron qytetarët se do të ketë lëvizje të konvojeve

    Insajderi
    29 August 2025 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se nga data 31 gusht deri më 5 shtator  do të realizojë ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”.

    Për këtë arsye, FSK tha se gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.

    “Njoftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 31 gusht deri më 05 shtator 2025, Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizojë ushtrimin fushor “ Ujku Shigjetë”, në kuadër të përgatitjeve për validimin e Regjimentit të tretë. Gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës”, tha FSK.

    FSK tha se e gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkoi mirëkuptim nga qytetarët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark