Rrahu nxënësin në shkollë, ndalohet për 48 orë mësuesi nga Istogu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahu nxënësin në shkollë, ndalohet për 48 orë mësuesi nga Istogu

    Insajderi
    05 September 2025 - 23:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një mësues në Istog është ndaluar për 48 orë pasi ka ushtruar dhunë ndaj një nxënësi.

    Ky ndalim vjen pasi prokuroria kishte nisur hetimet rreth një video të publikuar në rrjete sociale ku një mësimdhënës kishte rrahur nxënësin në shkollën “Avni Rrustemi”.

    “Me urdhër të prokurorit të shtetit, një mësimdhënës në Istog është ndaluar për 48 orë për dhunën e ushtruar ndaj nxënësit për veprën penale “sulm ndaj viktimes se ndjeshme”, ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi Shkodran Nikqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark