×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Ushujzat, lufta hibride- Vetëvendosje në këmbë për ta nxjerrë nga balta Mimoza Kusarin e skandalit me Brate Simiqin

    Insajderi
    16 October 2024 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tash e një kohë në media janë publikuar audi-incizime e biseda në platformën “WhatssAp”, mes shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-përfaqësuesit të Listës Serbe në Kuvend, Sllavko Simiq. Pas bisedës me Simiqin, Kusari-Lila dëgjohej duke folur edhe me krye-kriminelin Milan Radoiciqin, i cili atëkohë mbante postin e nënkryetarit të Listës Serbe.

    Këto biseda shpërfaqin koordinimin e Lëvizjes Vetëvendosje me Listën Serbe, teksa publikisht mohonin një gjë të tillë, duke thënë se qeverisjet e kaluara vareshin nga kjo parti serbe në kuvend.

    Në bisedat e fundit, Kusari-Lila dëgjohet teksa bisedon me Radoiciqin për kalimin e projektligjit për pagën minimale dhe për votimin e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

    Së fundmi asaj i janë publikuar edhe “screenshoot” e bisedave me Simiqin, teksa këtij të fundit i referohej me përshëndetjen vëllazërore “Brate” teksa Simiq e ftonte atë në hotelin e Radojiciqit në Kopaunik.

    Pas publikimit të audio-incizimit, reagoi Mimoza Kusari-Lila, pa reaguar nuk lanë edhe akterë kryesor të Qeverisë Kurti.

    Për më tepër ndiqni storien:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark