Inteligjenca Artificiale ka dhënë versionin e saj sa i përket fitores me vendim unanim të gjyqtarëve të Oleksandr Usyk ndaj Tyson Furyt në meçin e zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite.
Usyk mori fitoren me rezultat 116-112 nga të tre gjyqtarit, me njërin prej tyre që nuk i tha Furyt asnjë raund të vetëm pas atij të gjashtë siç u mësua edhe nga promotori i tij Frank Warren.
Fury në ndërkohë u largua shpejtë nga ringu me t’u njoftuar se Usyk ishte fituesi, ani pse ukrainasi nuk ishte aspak i shqetësuar për pikët që u ndanë nga gjyqtarët, duke thënë se fitoi me meritë.
Si diçka e re për boksin, në Arabinë Saudite u përdor një gjyqtar i Inteligjencës Artificiale, i cili përdori lëvizjet e dy boksierëve, goditjet dhe statistikat e tjera për të dhuruar një rezultat në fund të meçit.
Në një video të postuar në X nga Turki Alalshikh, ky gjyqtar nga AI i mundësuar nga The Ring Magazine, do të ishte 100 për qind i saktë në parashikimin e tyre.
Në fakt, edhe Inteligjenca Artificiale i dhuroi fitoren Usykut me rezultat 118-112, duke i dhënë që të dy boksierëve nga 10 pikë për raundin e parë dhe të fundit.
Sidoqoftë ky rezultat nuk pati asnjë ndikim në rezultatin përfundimtar të gjyqtarëve, pasi siç kishte konfirmuar edhe Alalshikh, ky ishte një eksperiment që u përdor për herë të parë./