"Vaji në tepsi" ankohet pasi shefja e tij nuk arriti të bëhet kryeparlamentare, kërkon mbajtjen e zgjedhjeve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vaji në tepsi” ankohet pasi shefja e tij nuk arriti të bëhet kryeparlamentare, kërkon mbajtjen e zgjedhjeve

    Insajderi
    19 April 2025 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka deklaruar se pas zhbllokimit të situatës në Kuvendin e Kosovës, opozita duhet të votojë kandidaten e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, pasi kjo është e drejtë kushtetuese e grupit më të madh parlamentar.

    Ai nënvizoi se hapi i radhës duhet të jetë votimi i Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit, duke iu referuar Kushtetutës që sipas tij e përcakton qartë këtë të drejtë për LVV-në.

    “Pas kësaj, duhet një pajtim i shkruar nga të gjitha partitë politike për shpërndarjen e Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve. Kjo është rruga e duhur kushtetuese”, ka shkruar Sallahu.

    Megjithatë, edhe pse seanca për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit u mbajt sot dy herë, Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për zgjedhjen e Albulena Haxhiut në këtë pozitë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark