Vajza 17 vjeçare nga Kamenica që dyshohet se vrau veten – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajza 17 vjeçare nga Kamenica që dyshohet se vrau veten

    Insajderi
    14 April 2017 - 19:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vajzë e moshës 17 vjeçare nga Rogana e Kamenicës dyshohet se është vetëvrarë sot në shtëpinë e saj.

    Insajderi ka zbuluar se Mediana Thaçi ka vdekur si pasojë e shkrepjes së një plumbi nga një armë me leje që besohet se ka qenë e axhës së saj. E ndjera është vajza e një polici të Kosovës.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e saj duke e cilësuar rastin si vetëvrasje.

    Insajderi raportoi më herët se megjithëse vajza ka vdekur në rrethana të paqarta si pasojë e gjuajtjes me armë, prokurorja e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Rabije Jakupi, nuk ka lejuar që trupit të pajetë t’i kryhet obduksioni.

    Ajo, ka urdhëruar që trupi i të ndjerës t’i kthehet familjes për varri pa u kryer ekspertizë mjekoligjore.

    Insajderi ka provuar të kontaktojë me prokuroren Rabije Jakupi por nuk është përgjigjur. Shefi i saj, Jetish Maloku, ka thënë se nuk di arsyet se pse prokurorja nuk ka lejuar kryerjen e obduksionit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark