×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajza e Bedri Hamzës: Babi derën e Zyrës së Kryeministrit do ta hapë me dinjitet, ka debate të vazhdueshme me vëllain për El Classico

    Insajderi
    02 November 2024 - 20:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vajza e kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzës, Doruntina, ka sjellur një rrëfim familjar para të pranishmëve në Konventën e PDK-së.

    Doruntina Hamza ka rikujtuar edhe këshillën që babai i saj ia kishte dhënë në ditën e parë të saj të punës.

    “Nuk duhet me e mendu derën e zyrës veç kur ki me hy. Duhet me e mendu edhe kur ki me dalë dhe me e mbyll atë derë, me e ditë çka po len pas”.

    “Nëse atë ditë kjo fjali nuk e ka pas peshën si sot, me kohë e kam kuptu peshën që mban. Gjithmonë, çdo derë të zyrave që e ka hapur dhe mbyllur, babi e ka hapur dhe mbyllur me nder, me integritet e dinjitet. Si familje e tij jemi të bindur që njëjtë do ta hapë edhe derën e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës”, ka thënë Doruntina Hamza.

    Më tej, vajza e madhe e kandidatit të PDK-së për Kryeministër ka shtuar se Bedri Hamza është i përkushtuar në çdo punë që bën, njëjtë si për familjen.

    Ajo zbuloi edhe debatet e Hamzës për futboll me djalin e tij, Ensarin, kur në ekran është El Classico.

    “Shumë nga ju e keni parë Bedri Hamzën të flas për përkrahjen për sportin dhe ndërtimet e stadiumeve, por jo të gjithë e keni parë në debatet e tij të pafundme me Ensarin kur në ekran është El Classico e duhet të dëgjojmë me orë debat e statistika se a osht ma i mirë Real Madridi apo Barcelona, a është ma i miri në historinë e futbollit, Cristiano a Messi? Deri sot kurrë s’jone pajtu për këtë temë!”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark