Vajza e Bujar Bukoshit: Deri në fund të jetës na tregoi se të luftosh për të jetuar do të thotë të jetosh si njeri i lirë në mendje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajza e Bujar Bukoshit: Deri në fund të jetës na tregoi se të luftosh për të jetuar do të thotë të jetosh si njeri i lirë në mendje

    Insajderi
    12 June 2025 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shota Bukoshi, vajza e ish-kryeministrit të parë të Kosovës, Bujar Bukoshi, foli për dimensionin njerëzor të babait të tij, i cili vdiq të martën në moshën 78-vjeçare.

    Ajo tha se doktori kirurg, si baba, bashkëshort dhe si gjysh, “aq sa ishte i saktë në skalperin e operacionit, aq ishte edhe i drejtpërdrejt dhe i guximshëm në ndjekjen e vizionit për vendin tonë”.

    “Po aq ishte mbështetës, plot dashuri dhe me humor kur ishte te ne në shtëpi”, tha ajo.

    Shota Bukoshi tha se vitet e fundit, kur ish-kryeministri po përballej me një sëmundje të rëndë, njohën një tjetër dimension të tij.

    “Në vitet e fundit kur ai u përball me një sëmundje të rëndë, ne njohëm edhe një baba tjetër: luftëtarin që sfidonte sëmundjen me të njëjtën vendosmëri me të cilën përballonte vështirësitë që i sillte politika. Deri në fund të jetës së tij, ai na tregoi se të luftosh për të jetuar, do të thotë të jetosh si njeri i lirë në mendje dhe të mos tërhiqesh përballë asnjë pengese”.

    Ajo i falënderoi të gjithë ata që e ndihmuan Bukoshin dhe familjen e tij në këto kohë.

    “Në dhimbjen tonë, është një ngushëllim i madh të shohim se vepra e tij dhe kontributi i tij po vlerësohen”, tha Shota Bukoshi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark