Vajza e cila ngriti Francën në këmbë - kameriere në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajza e cila ngriti Francën në këmbë – kameriere në Kosovë

    Insajderi
    16 March 2016 - 19:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emri i saj lidhet me mobilizimin e të rinjve kundër Francois Hollande. Përkufizimi i rastit më të përfolur në Francë sa i përket depërtimit të emigrantëve.

    Kjo është Lonarada Dibrani, adoleshentja e arrestuar në tetor të vitit 2013, gjatë kohës kur ajo shkonte në shkollë. Ishte deportuar menjëherë në Kosovë, në vendin e origjinës së babait të saj që ishte ilegal në Feancë.

    Por dy vite pas përfundimit të kësaj drame politike dhe sociale në Francë, Leonarda tashmë jeton në Kosovë, por pa hequr dorë nga dëshira e saj që të kthehet në Francë.

    “Tani për tani prindërit e mi janë në kontakt me punonjësit social dhe ambasadën për të gjetur një zgjidhje”, ka thënë Leonarda shkruan “Le Pariesien”, raporton Insajderi.

    Tutje ajo tregon për jetën e vështirë në Mitrovicën e Veriut.

    “Jeta është e vështirë këtu. Babai im është i sëmurë dhe shtëpia nuk është në gjendje të rregullt”, tregon Leonarda.

    Edhe pse 17 vjeçare, Leonarda nuk shkon në shkollë. Krejt kjo për një arsye, raporton Insajderi.

    “Mua më duhet të punoj. Tashmë e kam një punë si kameriere në një restorant të Mitrovicës”, thotë ajo.

    Leonarda e cila në vitin 2013 kur u deportua nga Franca ishte 13 vjeç dhe qysh atëherë nuk ka shkuar më në shkollë. Por tri herë në javë ajo ndjek kurs për gjuhën franceze.

    “Dua të kthehem në Francë dhe nuk dua ta harroj gjuhën”, thotë ajo.

    Përkundër faktit se ish presidenti Francois Hollande e kishte deportuar, ajo thotë se ende e do atë.

    “Ende e dua Hollande edhe pse ai ma ka shkatërruar jetën time”, thotë Leonarda, raporton Insajderi.

    Pikërisht vendimi i shtetit francez për Leonardën , skandalizoi disa nga të majtët që u indinjuan nga mënyra sesi autoritetet franceze trajtuan një nxënëse. Të rinjtë lëvizën më shumë. Dhe u mobilizua. Numër i madh i studentëve në Francë protestuan duke kërkuar kthimin e Leonardes në Francë.

    Aq shumë u bë e madhe kjo punë saqë foli edhe vet ministri i Brendshëm në atë kohë, Manuel Valls dhe presidenti francez Francois Hollande, i cili kishte thënë se shteti nuk ka pasur faj që e kishte ndalë adoleshenten. Por kjo nuk i kishte qetësuar protestuesit të cilët kishin vazhduar kundërshtimin e tyre, e në të njëjtën kohë as Leonarda dhe familja e saj nuk u kthyen në Francë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark