Sonte u raportua se vajza e Hamëz Jasharit, Besarta Jashari, do të jetë kandidate për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje.
Por ky lajm u mohua nga kjo parti.
Besarta Jashari nuk do të jetë kandidate e VV’së për deputete.
Kështu ka deklaruar zyrtari i Levizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, duke e quajtur lajm të pa vërtetë.
“Lajmi per Besarta Jasharin eshte i pavertete. Ai lajm eshte be me qellim te krijoje pritshmeri te publiku dhe pastaj te tentoje ta deshproje ate. Klanks, me certifikate nga Serbia, nuk e respekton dot familjen Jashari”, ka shkruar ai.