Vajza e heroit Afrim Bunjaku, Arbenita ka folur në Akademinë Përkujtimore të mbajtur në nderë të babait të saj, i cili ra heroikisht në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.
Ajo ka thënë se e kujton faktin se babai i saj u bë hero i vendit, ku dashuria dhe përkushtimi për vendin janë amaneti i tij.
“Është e vështirë t’i imagjinosh ëndrrat e fëmijës kur i mungon krahu më i fortë që është babai e vështirë të vazhdohet jeta pa praninë e tij. Krenaria që kemi për babanë na bënë të vazhdojmë për para”.
“Duke kujtuar që u bë hero për vendin tonë ku dashuria dhe përkushtimi për atdheun janë amanet për ne”, ka thënë Arbenita.
Gjithashtu ajo ka folur për mungesën e tij në familje, për të cilën ka thënë se nuk e mbush asgjë boshllëkun që la pas.
“Një vit pa ty babi, mungesë që asgjë nuk e mbush boshllëkun që ke lënë brenda nesh, ishte dhe do të mbetesh krenaria e familjes dhe shtetit tonë”.