Vajza e Hillaryt i del në krah djalit të Trump - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vajza e Hillaryt i del në krah djalit të Trump

    Insajderi
    23 January 2017 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prej dy muajsh është në vëmendjen e të gjithëve, e këtë djali i vogël i Donald Trumpit, Barron, nuk po e përballon edhe aq mirë.

    Mediet vëzhgojnë me kujdes edhe gjestin më të vogël të 10-vjeçarit. Syrit të tyre nuk i ka shpëtuar padurimi që ai shfaq ndonjëherë, nervozizmi apo bezdisja.

    Nuk kanë qenë të pakta zërat, që për këtë arsye, edhe e kanë vënë fëmijën në shënjestër. Por Barroni ka marrë një mbështetje të papritur.

    Djalit i ka dalë në krah vajza e ish-rivales së madhe të presidentit të ri gjatë garës për Shtëpinë e Bardhë. “Lereni të mbetet fëmijë”, është shprehur Chelsea Clinton, duke u bërë kështu pjesë e një debati të pamëshirshëm për një fëmijë të asaj moshe.

    Në situatën e Barronit, ajo është gjendur në vitin 1993, kur ishte 13 vjeç. Shumë e sulmuan atëherë për kaçurrelat e pabindur, rrethin e preferuar të flokëve, apo aparatin e dhëmbëve. Tani Chelsea i del në krah një fëmije, tek i cili mesa duket sheh pak veten.

    “Jeto fëmijërinë tënde”, është këshilla e saj për 10-vjeçarin. Por fakti që ndien dhembshuri për ankthin e Barronit, nuk e ndalon vajzën e vetme të çiftit Clinton të sulmojë babain e tij të porsavendosur në Zyrën Ovale.

    “T’i dalësh në mbrojtje çdo fëmije, – shkruan 36-vjeçarja në “Facebook”, – do të thotë gjithashtu t’i kundërvihesh politikave të presidentit amerikan, të cilat i dëmtojnë të miturit”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark