Vajza në Shtëpinë e Fëmijëve në Shkodër është djegur me cigare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajza në Shtëpinë e Fëmijëve në Shkodër është djegur me cigare

    Insajderi
    20 May 2016 - 12:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Detaje të reja kanë dalë nga Prokuroria pas hetimeve të nisura në lidhje me skandalin e ndodhur në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër.

    Sipas Prokurorisë, një prej të miturave kishte shenja djegie në trup dhe mendohet se ato janë shkaktuar nga cigarja. Vajza e dhunuar kishte hematoma në disa pjesë të trupi, duke e thelluar edhe më tej skandalin dhe abuzimin ndaj të miturve.

    Kjo ngjarje e tmerrshme u zbulua pas denoncimit të bërë nga Avokati i Popullit, ku tre vajza të mitura, përkatësisht 6, 8 dhe 11 vjeç ishin abuzuar. Mirëpo, hetimet e Prokurorisë po nxjerrin në dritë çdo ditë të dhëna të tjera tronditëse, njofton Gazeta Shqip.

    Burime nga prokuroria bëjnë me dije se dosjes për abuzimet do i bashkëngjiten dhe verifikimet e reja. Sot pritet të dalin para gjykatës së Shkodrës për masën e sigurisë ish drejtoresha Albana Llazani dhe 4 edukatoret.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark