Një vajzë nëntë-vjeçare që jetonte brenda territoreve të Isis-it ka treguar se është përdhunuar në mënyrë të hapur në një sallë, ku ajo ishte ndaluar së bashku me gratë e tjera.
Vajzat, siç pretendohet në “shtetin” e Kalifatit duhet të mbesin të mbuluara, të fshehura, të mbyllura në shtëpi, dhe të mësojnë të kujdesen për burrat, shkruan The Independent.
Në një rrëfim një nga gratë e tjera tregon se si vajza nëntë vjeçare u zu nga luftëtarët e ISIS-it në qytetin e quajtur Sinjar në gusht të vitit 2014, ata e zhvendosën atë në Tal Afar me mbi 100 vajza dhe gra të tjera.
“Ajo u mor nga një luftëtar i ISIS-it i cili e përdhunoi atë në një dhomë tjetër. Unë dëgjoja shumë ulërima dhe thirrje nga ana e vajzës së re, vetëm zoti e di se çfarë po i bënte ai njeri asaj”, deklaroi ajo. /Insajderi.com