“Vajza po qante, djali mbante barkun me dorë”, plagosja me thikë e adoleshentit, dëshmitarja: I dhamë… – Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    “Vajza po qante, djali mbante barkun me dorë”, plagosja me thikë e adoleshentit, dëshmitarja: I dhamë…

    Insajderi
    08 March 2024 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një qytetare ka përshkruar të gjithë ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë mëngjes në një shkollë 9-vjeçare në Gjirokastër.

    Ajo tha se ishin qytetarët të cilit i dhanë ndihmën e parë të plagosurit dhe më pas lajmëruan ambulancën dhe policinë.

    “As nuk e pashë fare, as kush ishte djali, pashë një gocë, çfarë ke që qan, është çarë ky djali me thikë, u çorientuam, kur pashë djalin që doli gjaku, ku je i thashë, nga Tepelena jam tha, mbante barkun me dorë, gjaku vu, i dhamë ndidhmën e parë, lajmëruam policinë, e mori ambulanca, këto gjëra nuk duhet të ndodhin më, ata janë fëmijë, por prindi duhet të ketë kujdes”, tha gruaja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark