“Pas krimit e kam mbështjellë me një çarçaf dhe…”- Vajza që vrau babanë në Shqipëri thotë se nuk është pishman – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Pas krimit e kam mbështjellë me një çarçaf dhe…”- Vajza që vrau babanë në Shqipëri thotë se nuk është pishman

    Insajderi
    23 February 2024 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga dëshmia e 19 -vjeçares Hygerta Meta nga Shqipëria, e cila ka vrarë babain e saj, Pëllumb Meta, kanë dalur detaje të reja.

    Ajo ka deklaruar se është e lumtur për veprimin të cilin e ka bërë dhe se nuk pendohet, pasi ai i ka torturuar.

    “Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që e kam vrarë. Ai na ka torturuar, ia ka nxirë jetën nënës time. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është më e madhja, është e martuar, dhe janë dy vëllezërit e mi – pastaj unë”, ka thënë ajo.

    Tutje, 19 -vjeçarja ka ndarë detaje nga momenti i vrasjes së babait të saj: Mora armën që përdorte babai kur shkonte në punë si roje, dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive.

    Mami dhe unë nuk kemi folur kurrë, për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfarë dëshironim. Kur e mori vendimin për martesën time, aty erdhi fundi. Mu mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare, mora armën që përdorte babai kur shkonte në punë si roje, dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive”, tha ajo.

    “Pas krimit e kam mbështjellë me një çarçaf dhe pastaj me fasho e në fund me qese”, shtoi ajo sipas Top Channel.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    17 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark