Vajza ukrainase e humbi krahun nga një sulm rus - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vajza ukrainase e humbi krahun nga një sulm rus

    Insajderi
    16 March 2022 - 08:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vajzë ukrainase e cila humbi njërin krah nga një sulm rus që vrau babanë e saj, shpreson që trupat e Rusisë nuk donin ta lëndonin atë.

    E reja, e quajtur Sasha, tani është në spital duke u rikuperuar, pasi ushtarët qëlluan me armë familjen e saj, teksa iknin nga një periferi e Kievit.

    Babai i saj vdiq në vend kur trupat ruse hapën zjarr ndaj makinës së tyre, pjesa tjetër e familjes u fsheh në një bodrum.

    Sasha, e cili u plagos nga sulmi, u dërgua në një spital aty pranë disa ditë më vonë nga vullnetarë.

    “Nuk e di pse më qëlluan rusët. Shpresoj se ishte aksidentale dhe se ata nuk kishin për qëllim të më lëndonin”.

    “Më qëlluan në krah. Vrapova pas motrës sime. Mamaja ime u rrëzua. Mendova se ishte fundi. Por ajo nuk kishte vdekur, thjesht po strehohej nga të shtënat e armëve. Ajo ishte fshehur”.

    “Pastaj i humba ndjenjat. Dikush më çoi në një bodrum. Më dhanë një trajtim atje. Dhe më pas disa njerëz më çuan në një peshqir në spital”, ka thënë Sasha.

    Kirurgu Vladislav Gorbovec u detyrua t’i amputonte krahun e majtë mbi bërryl për t’i shpëtuar jetën pasi zbuloi gangrenën, shkruan Mirror.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark