Akraballëkun e bëri me punë të shtetit. Shpejtim Bulliqi punësoi dy vajza, djalin, mbesën dhe dhëndrin nëpër pozita të ndryshme shtetërore.
Gazetari Parim Olluri ia ka numëruar Bulliqit punësimet familjare që nga ardhja e VV’së në pushtetin qëndror. Punësimi i parë ndodhi në vitin 2022, ku i pari i Podujevës e rehatoi Egzona Bulliqin, vajzën e tij, në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP).
Më 2023-ën, u punësua Flakron Zhitia, dhëndri i Bulliqit, në KRU ‘Prishtina’.
Në gusht të këtij viti, Arbër Bulliqi, i biri i Shpejtimit, u punësua në Qendrën e Studentëve.
Vajza tjetër e Bulliqit, në po të njëjtin muaj, u punësua në ndërmarrjen publike banesore.
Detajet e hollësishme lidhur me punësimet e akraballëkut të Bulliqit mund t’i gjeni në storien e mëposhtme: